Pas telefonatës live me Beti Njumën, Ilir Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv

11 Qershor 2025, 16:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas telefonatës live me Beti Njumën, Ilir Meta dënohet me 10

Pas telefonatës së drejtpërdrejtë në Ora News dhe gazetaren Beti Njuma, është dënuar presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë veprim mësohet se Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot dënoi Metën me 10 ditë për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit të kaluar.

Ky është denoncimi i Sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cila tha në një deklaratë për mediat, se presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në Ora News para dy ditësh.

Blushi i quan këto përpjekje qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.

“Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma.

Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës“, tha Blushi.

Sakaq, Blushi edhe një herë denoncon masakrën elektorale në zgjedhjet e 11 majit, teksa bën me faj edhe SPAK, task forca e së cilës sipas Blushit rezultoi gënjeshtër.

Meta vijon që prej tetori në paraburgimin 313 pa asnjë provë dhe fakt sipas Blushit, një akt tërësisht politik urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

 

Po ndodh...

ide