
"Po kokat pse nuk goditen?"/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me policinë.
Balla ka përgëzuar këtë operacion duke thënë se ka ardhur koha që kriminelët të ndëshkohen dhe kohës së pandëshkueshmërisë t’i vijë fundi.
Gjithashtu ai ka falenderuar dhe Policinë e Shtetit që ka marrë pjesë në këtë operacion i cili lidhet me personazhet e krimit në Shqipëri.
“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione të tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat po kokakt pse nuk goditen”, tha Balla. Sipas burimeve të Top Channel, në operacionin e SPAK, janë përfshirë dhe dy punonjës të policisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128