Porti i Durrësit ndez debatet në kuvend/ Berisha: Rama po vjedh pronën më të madhe publike

Porti i durrësit ka ndezur debatet në kuvend. Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë duke bërë një vjedhje të pashembulltë me marrëveshjen për Portin e Durrësit. Sipas Berishës marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe investitorit arab, Mohammed Alabbar asnjëherë nuk do të zbulohet.
Deklarata e Sali Berishës
"Prona publike më e madhe sot po vidhet. Prona më e madhe që kanë shqiptarët sot. Në këtë akt të kësaj megafere kërkohet të kufizohet me çdo kusht fjala e deputetëve të Parlamentit. Sigurisht që me marrëveshjen që votuat në 2020 dhe atë me procedurë të përshpejtuar për bashkëpunim me Emiratet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe MSA i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të pashembulltë. Sot, ju kërkoni të varrosni Portin shekullor të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni këtë në pronë të tyre. 4 miliard euro investim në Beograd përfundoi në ato që i mori mafia Kariç. Klani Rama me 60% të aksioneve, çfarë ka Alabbar dhe Rama nuk do e marrim vesh ndonjëherë, por ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të rëndësishme të Durrësit".
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

