Rama e akuzon se po spërdridhet si Salianji me Babalen, Gaz Bardhi i përgjigjet duke u spërdredhur!

25 Shkurt 2025, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama e akuzon se po spërdridhet si Salianji me Babalen, Gaz Bardhi i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur reagimit të kryeministrin Rama, i cili ka treguar se në gjyqin për shpifje me demokratin, avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura. Rama e akuzon se po spërdridhet si Salianji me "Babalen", por edhe Bardhi në replikën e tij spërdridhet duke mis sqaruar nëse vërtet avokatët e tij kanë kërkuar në gjykatë, që deklarat e tij në parlament dhe medie të mos merren parasysh.

Me anë të një postimi në X, Bardhi i ka cilësuar të pavëreteta akuzat e kreut të qeverisë, ndërsa ka ironizuar duke thënë se: “Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”

Më tej Bardhi shkruan se sipas tij, Rama s’ka kuptuar gjë, dhe se kryeministri duhet të ndajë mendjen se për kë ka shpifur deputeti i PD.

“Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin“, shkruan Bardhi.

Postimi i Gazment Bardhit: Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama pretendon se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.

“Gjyqi është me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit”, shkruan Rama, i cili thotë se nuk kanë prova ndaj shtyjnë seancat.

Postimi i Rames: Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane këmbëngulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu paçka se SPAKU e nxori qarte fare qe ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithatë avokati ynë ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale për deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka prmovuar etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.

Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…

Po ndodh...

ide