Rama pret në zyrë yllin e njohur të ‘You Tube’, kërkesa e pazakontë e Speed për kryeministrin

Influenceri i njohur amerikan i ‘YouTube’, Ishowspeed i njohur ndryshe si Speed, ka mbërritur dot në Tiranë, ku ka marrë vëmendjen e shumë të rinjve të cilët vraponin që të bënin fotot dhe video me të.
Gjatë transmetimit të tij live në rrjetin sociale You Tube, ai gjithashtu u ftua dhe në kryeministri, aty ku u takua me Edi Ramën.
Speed gjatë bisedës me kryeministrin Rama, mori dhuratë librin e kryeministrit, ndërsa pa edhe pjesë të tjera të zyrës së kreut të qeverisë, duke shkëmbyer batuta.
Speed është i njohur edhe si fans i çmendur i Cristino Ronaldos dhe pikërisht për këtë i kërkoi Ramës që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit.
Darren Jason Watkins Jr. Ka lindur në janar të 2005 dhe njihet nga mbarë bota si IShowSpeed ose thjesht Speed, një YouTuber dhe reper amerikan. Ai është më i njohur nga të rinjtë për shumëllojshmërinë e tij të transmetimeve të drejtpërdrejta, në të cilat kryesisht luan video lojëra, duke përfshirë FIFA, Fortnite dhe Roblox
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

