Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat!

Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës së sotme (9 dhjetor 2025) duke rritur trysninë ndaj Gjykatës Kushtetuese që të matet mirë kur të marrë vendimin për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, pasi nuk do t’u miratojë më asnjë rritje page, qoftë anëtarëve të Kushtetuese, qoftë të tjerëve në sistemin e drejtësisë përfshirë SPAK dhe GJKKO.
Në një postimin e radhës, Rama deklaron se nuk do të pranojë kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, të cilën e cilëson “të pajustifikueshme”.
Kujtojmë se presioni i kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese vjen në rritje vetëm dy ditë para shqyrtimit që kjo gjykatë do t’i bëjë çështjes së ortakes së tij në pushtet e tendera, Belinda Balluku.
“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?!
Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
