
Reagoi në mbrojtje të Dumanit pas akuzave të Metës, Berisha sulmon edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë!

Pas akuzave të rënda publike në drejtim të kreut të SPAK, Berisha i është përgjigjur reagimit të Kontrollit të Lartë të Drejtësisë, i cili në një reagim ka mbrojtur drejtuesin e SPAK. Berisha ka reaguar ndaj këtij reagimi duke sulmuar sërish drejtësinë, këtë herë KLP.
‘O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve dhe bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë’, u shpreh Berisha.
Berisha: Tani lind pyetja për ju, për çdo qytetar, por edhe për ata të KLP-së që na rrahin gjoksin për Damanin dhe Zamanët: zotëri, na thoni pak ju që e mbikëqyrni Dumanin dhe betoheni për kokën e tij, si doli ai me tre apartamente me rrogë shteti, apo jeni edhe ju vetë si ai dhe i dilni zot?
Zotërinj të KLP-së, nuk dua të paragjykoj njeri, por a nuk thotë ligji i prokurorisë, a nuk e autorizon atë të hapë çështje kryesisht
Po ka mashtrim më qesharak përveç 7 miliardëve të Shpiragut të Edi Ramës, se sa pylli vertikal 1 milion pemë i Erion Veliajt?
Ku e keni Dumanin apo fle në hijen e këtij pylli?
O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve, armiqve të ligjit, bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë.
T’u pyes unë ju avoketër të krimit: a nuk është Dumani që fle mbi dosjen 184, 339? Na thoni pak, a nuk janë ato dosje të krimti madhor elektoral o qesharakë?
Po kush mund të ketë respekt për ju kur nuk keni respekt për veten tuaj?
Kur u vjen Dumani në sallë me një zdap 2 metër të gjatë sikur të ishte Enver Hoxha.
Po çfarë jeni ju mo? Ju jeni turp i dheut mo!
Shiheni veten kush jeni!
A jeni juristë apo jo o KLP-ista? A e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn që ka firmosur duke mashtruar për këshillin bashkiak.
Që ka firmosur duke mashtruar për këshillin e qarkut.
Që ka firmosur duke mashtruar për mbikëqyrjen e objektit të ndërtimit.
A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Apo jeni edhe ju si a?
A keni të drejtë ju të kontrolloni apo jo? Apo ua kanë lidhur sytë edhe ju si Dumanit me drogë dhe para të krimit.
Dhe kërkoni respekt pastaj. Po opozita do 100 herë t’ju respektojë, por ju nuk lini shkas për respektin më të vogël.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128