
Rekursi për dënimin me një vit burg, Gjykata e Lartë vendos sot fatin e Ervin Salianjit

11 Mars 2025, 08:33 / POLITIKË
Gjykata e Lartë do të marrë sot vendimin për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshtoi vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg.
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi.
Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128