VIDEO/ Shembet Rruga e Arbrit, anëtari i kryesisë së PD Gjunkshi: Është koha që fajtorët të dalin para drejtësisë
Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i Kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar shembjen e Rrugës së Arbrit. Gjunkshi shprehet se është koha që fajtorët të dalin para drejtësisë. Ai e shoqëron denoncimin edhe me një video skandaloze ku duket se si "rruga e re" e qeverisë Rama është shëmbur ende pa u inauguruar.
Reagimi i plotë
???? Stop abuzimit me rrugën e arbërit!
Është koha që fajtorët të dalin para drejtësisë.
Miq
Video qe flet sa nje mije fjalë.
Kjo video sapo më është dërguar dhe shikohet që rruga është e bllokuar dhe njerëzit detyrohen të kthehen mbrapsht. Ritheksoj se vijon të mbetet i paprecedent korrupsioni me fondet e rrugës së Arbrit, ku abuzimi me investimet ka sjellë mungesën e vënies së skaletave të betonit për të penguar rënien e gurëve masive në rrugë dhe dëmtime të tjera të këtij lloji. I bëj thirrje Qeverisë ti japë zgjidhje situatës së rënduar me rrugën e Arbrit e cila po kthehet simbol i propagandës së pushtetit dhe aspak rrugë aq e merituar për dibranët dhe gjithë shqiptarinë e trevave etnike të Maqedonisë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128