Shehaj: SPAK po shkon te Rama, po vjen dita e fundit e pandëshkueshmërisë

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, u shpreh i bindur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se përpasja mes kryeministrit dhe SPAK tregon se pas akuzave ndaj njerëzve më të afërt të tij, po i vjen radha atij.
“SPAK është prokurori e posaçme, jo me afate, po me detyra. Nuk ka afate, është i përhershëm dhe jo i përkohshëm. Prokurorët kanë një mandat 9-vjeçar dhe nuk mund të rinkandidojnë. Kanë kërkuar t’u jepet mundësia të rikandidojnë dhe është një gjë shumë e mirë.
Me ligjin e sotëm nuk rikandidojnë. Ne duke patur vetëm 2 deputetë nuk kemi mundësi se duhen më shumë deputetë për të ndryshuar kushtetutën.
Rama është në përplasje të hapur me drejtësinë. Ajo që kam thënë unë është që SPAK është i pavarur apo jo kur të nisë përplasja me Ramën. SPAK nuk është perfekt dhe sot ka filluar përplasja e madhe.
Mazhoranca ka hetuar e-mailet e prokurorëve, morën dosjet e Gjiknurit, Ahmetajt dhe zyrtarëve të lartë, kanë tentuar 400 herë të hyjnë në e-mailin e Dumanit.
Ka qenë një përplasje që ne nuk e shikonim që sot thotë se janë qen e minj dhe tani përplasja po del në sipërfaqe. Rama nuk ka për ta lëshuar lehtë. Nëse do t’ia dalin do ta shohim te përplasja me Ramën që i kanë kapur njerëzit më të afërt, dhe po shkojnë te Edi Rama dhe po vjen dita e fundit e pandëshkueshmërisë”- tha Shehaj.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



