“Ti je kodra pas bregut”/ Çështja “Balluku” ‘përplas’ analistin me gazetarin: Injorant juridik...

16 Shkurt 2026, 23:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ti je kodra pas bregut”/ Çështja “Balluku”

Analisti Arion Sulo ka debatuar  me gazetarin Arbër Hitaj në Top Story për çështjen “Blluku”.

Gjatë debatit mbi çështjen Balluku dhe kompetencat e SPAK-ut, gazetari Hitaj u shpreh se pjesa e pezullimit të zv.kryeministres është një terren i patentuar më parë dhe i pabazuar në ligj.

Nga ana tjetër, analisti Arion Sulo u shpreh se ai ishte duke argumentuar në bazë të ligjit, mbi të cilin, sipas tij, Hitaj nuk ka mjaftueshëm dijeni.

Hitaj: Nuk hiqet asnjë kompetencë SPAK-ut. Është rregullim. Çfarë thotë neni për imunitetin? Unë nuk e marr apriori atë që vjen nga mazhoranca. Pezullimi është një terren i patentuar më parë dhe nuk është në ligj, te pjesa e imunitetit. E para, ky ligj nuk ka një emër, p.sh. Kryeministër Edi Rama, është vakum.

Sulo: Ja ku e ke ligjin o Arbër.

Hitaj: Nuk e ndau pra, nuk e ndau.

Sulo: Kur nuk i di, mos u fut, ta nxora dhe ligjin, unë po lexojë.

Sulo: Ti je kodra pas bregut. Unë po lexoj. E more vesh çfarë ka thënë për imunitetin gjykata?

Sulo: Ti mirëqë nuk qenke jurist, por nuk qenke as gazetar.

Hitaj: Ti ke sasi, jo cilësi.

Sulo: Mos bëj këtë muhabet me mua. Je injorant juridik.

Hitaj: Ti as intelektual mediatik nuk je.

 

Po ndodh...