Si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet në votimet e 11 Majit?

7 Mars 2025, 12:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet në votimet e 11

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga diaspora si edhe për procedurat që kanë të bëjnë me votimin e qytetarëve të Shqipërisë.

I pyetur se si di të veprohet në rast se Ilir Meta i cili ndodhet në burg zgjidhet deputet, Celibashi tha se “deputeti i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon atë si të tillë”.

Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë me listat shumëemërore të kandidatëve, pikërisht me një emër të veçantë që do të jetë pjesë e koalicionit të PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bëhet fjalë për emrin e Ilir Metës, që pritet të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e 11 majit dhe gjasat janë edhe në listat e sigurta, referuar dhe dakordësisë mes palëve. Meta dihet që prej muajsh ndodhet në paraburgim. Në rastin kur zoti Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej? 

Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128