E rëndë në Tiranë/ 21-vjeçarja konsumon medikamente, përfundon në spital

9 Mars 2025, 17:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Tiranë/ 21-vjeçarja konsumon medikamente,

Një vajzë është paraqitur në spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente në banesën e saj.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk dihet, teksa autoritetet policore bëjnë me dije se ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.