Situata politike dhe riorganizimi/ Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, thërret mbledhjen e Kryesisë

Sikurse bëhet e ditur nga vetë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në lidhje me riorganizimin e strukturës së Partisë Demokratike duke patur disa kërkesa të ardhura prej kolegëve dhe anëtareve te kryesisisë së PD dhe grupit Parlamentar, do të mbahet mbledha e jashtëzakonshme e kryesisë. Më tej ka bërë të ditur dhe statutin në përputhje me të cilin, do të mbahet kjo mbledhje.
Pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike dhe pas presionit të madh nga baza për të nisur riorganizimin e kësaj force politike Sekretari i Përgjithshëm ka thirrur në datë 5 maj mbledhjen e Kryesisë. Duke qenë se këto ditë ka pasur qëndrime të ndryshme për sa i përket lëvizjes së Sali Berishës dhe një bashkimi mekanik të dy palëve në këtë mbledhje priten debate të ashpra.
NJOFTIMI
Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:
- Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.
- Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.
Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.
Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë./ Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




