Sondazhi i IDM, Vasili: Qeverisja e Edi Ramës totalisht e falimentuar, ja faktet!

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka vlerësuar qeverisjen aktuale si të dështuar. Referuar sondazhit të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021, ai thotë se faktet janë shumë të rënda sa i takon korrupsionit dhe flasin vetë.
Shifrat mbështetur në sondazhin e IDM
83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që
83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje te madhe.
71.6% nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme për shkak të kriminalitetit, probleme të shëndetit, padrejtësinë, papunësia dhe fatkeqësia natyrore.
68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë
59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.
Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore 57.4% dhe bashkitë 58.2% si jo transparente.
72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike,
41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.
Kënaqësia për punën e policisë është vetëm 37.4%
Kënaqësia me transportin publik është vetëm 32.6%
Kënaqësia me shërbimet gjyqësore vetëm 27.2%
“Këto fakte vulosin totalisht falimentimin e qeverisjes së Edi Ramës në çdo drejti” – shprehet Vasili.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



