Tenderat sekretë/ Deputetja e PD: AKSHI, 905 transaksione në Thesar, shfrytëzuat pandeminë

Tenderat sekretë janë ngritur si shqetësim sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputetja e PD, Dhurata Çupi Tyli, i’u drejtua kreut të DISK, pr dy nga institucionet më transaksionet më të mëdhaja në thesar siç është AKSHI, me plot 905 transaksione në Thesar dhe pastaj Ministria e Shëndetësisë që ka shfrytëzuar kohën e pandemise për të aplikuar tendera sekretë.
"Një nga problematikat që është diskutuar gjatë kësaj legjislature kanë qenë tenderat sekretë. Vetëm akshi ka kryer rreth 905 transaksione në thesar me një vlerë 46 milionë euro vetëm tenderat sekretë. Ndërkohë prokurimet në total vetëm në vitin 2021 kemi një raport 18 përqind e tenderëve të ministrisë së shëndetësisë kanë qenë më procedura sekrete. Nëse flasim për vitin 2009-2014 kanë qenë rreth 14 procedura sekrete me një vlerë 2 milion euro. Ndërkohë që nga viti 2014 janë procedura pafund , 905 transaksione vetëm nga AKSHI, ministria e shëndetësisë dhe ministri të tjera, e kemi ngritur, si e shpjegoni ju? Ju e jepni autorizimin?" -tha Çupi
-
-
-
Mbi 3 mijë ton grurë nga Turqia, anija mbërrin në portin e Durrësit
20 Shtator, 11:38
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



