Ulsi Manja: Jemi me fat që kemi Sali Berishën mes nesh!

22 Shtator 2022, 14:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Ulsi Manja: Jemi me fat që kemi Sali Berishën mes nesh!

Seanca e sotme parlamentare e kësaj të enjteje është karakterizuar gjatë gjithë kohës nga debate dhe replika të ashpra, veçanërisht mes deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të mazhorancës.

Pas fjalës së Sali Berishës që bëri thirrje për greva dhe protesta masive në vend, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla, kanë folur me gjuhë të fortë. Balla i tha Berishës që ti u ha atë...socialistëve, kurse Spiropali i kujtoj 1800 gëzhojat në bulevardin e Tiranës gjatë ngjarjeve të 21 janarit. Pas këtyre, deputeti Edmond Spaho i tha Spiropalit që ajo të mos ketë frikë, pasi nuk ja vlen që ta vrasësh.

Pas tij Ulsi Manja mori fjalën dhe duke folur për retorikën e Berishës, deklaroi se “jemi me fat që atë e kemi” mes nesh dhe se kështu, ata nuk i gjen gjë as 100 vite!

“E kam marrë fjalën për gjuhën që po përdoret në këtë sallë. Edmond Spaho tha se e ka falur Elisa Spiropalin dhe se nuk do ta vrasin. Na thonë atëherë se kë keni në plan që të vrisni?!

Përse nuk shqetësoheni për platformën që shpalosi këtu Sali Berisha për të sulmuar institucionet, shkatërruar bizneset dhe futur vendin në kolaps. I tha këto një njeri që ka qene president dhe kryeministër. Këto thirrje nuk ju shqetësojnë ju, por Berisha le të rri sa më gjatë mes jush. Është fat për ne dhe shqiptarët që ai është këtu...Me atë, ne nuk na gjen gjë as 100 vite”, tha mes të tjerave Ulsi Manja./

 

ide