Berishës i fikin mikrofonin në seancën plenare, teksa pyet për largimin e Nanos
22 Shtator 2022, 12:56 / POLITIKË

Kryetarit të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha i fiket mikrofoni në foltoren e kuvendit teksa i drejton pyetjet zëvendëskryeministres Belinda Balluku, se çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me të.
“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:
A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?
E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?
Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.
Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister,”- tha Berisha.
Por Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën duke mos e lejuar të marrë as përgjigjet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



