“Unaza e Madhe është vetëm maja e Ajsbergut”, Artan Hoxha: Rama do e shkarkojë Ballukun, por tani po merr kohën…

21 Nëntor 2025, 21:45 / POLITIKË ALFA PRESS

“Unaza e Madhe është vetëm maja e Ajsbergut”, Artan

Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Kjo Javë theksoi “Unaza e Madhe” ndaj zv.kryeministres Belinda Ballluku është vetëm maja e ajsbergut.

“Nga momenti që u morr e pandehur dëgjuam vetëm akuzën për tunelin e Llogarasë. Kur doli vendimi gjykatës i shtuan dhe loti i 4 i Unazës së Madhe. Pra derisa të vijë hera tjetër mund të shtohet edhe një gjë tjetër. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pjesa tjetër është posht. Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet.

Sepse largimin e ballukut ai do ta bëjë, por si gjithmonë merr kohën e vetë. Bën një lloj sondazhi se cila është zgjidha më e mirë, e favorizon faktin që ka numër mjaft të madh mandatesh në parlament. Opozita për fat të keq edhe për luftën që kanë bërë. Pra fjalimi i fundit i znj.Baluku ishte që do ti ulte të gjithëve në gjunjë. Pra nga buron e gjithë kjo.”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...

ide