
Veliaj kundër prokurorit Dado/ Gazetari Poli Hoxha zbulon se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore

Përplasje të forta raportohet të jenë duke ndodhur në seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës si dhe biznesmenëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka “shpërthyer” ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dados, me kërkesën e të cilit sot Veliaj ndodhet pas hekurave.
Kryebashkiaku thuhet se i ka përmendur Dados “të mirat” që ia ka bërë duke i dhënë lejë ndërtimi, ndonëse aso kohe prokurori sipas kryetarit nuk i ka vlerësuar dhe “s’ka mbetur i kënaqur”.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" ishte gazetari Poli Hoxha, për të folur më shumë se çfarë ka ndodhur sot në seancën me dyer të mbyllura.
"Sot ka qenë një nga skemat të post-komunizmit nga më të shëmtuar përpara një insitucioni, jo vetëm për daljen e mitingut por ne gazetarët indentifikuam dhe njerëz kanë dhënë dëshmi me zë dhe figurë që kanë qenë punonjës shumica.
Unë identifikova familjarë të gjithë drejtorëve që janë brenda ose në ndjekje se dhe ata bëjnë shumë sikur dhe 3 veta t'iu shkojnë, por punonjës, njerëz që kanë thënë na tha drejtori do shkosh.
Nuk po futem më thellë se besoj do ketë edhe masa ligjore për ata që kanë kërcënuar që po nuk dole sot nesër nuk do jesh në punë. Kjo është panorama.
Panorama e dytë erdhi që edhe për mitingje, jo vetëm tek SPAK-u, po edhe tek Bashkia apo para Kryeministrisë, policia ndonjëherë ne jemi habitur sepse merr masa sepse për një protestues ndonjëherë vë dhe dy policë, sot refuzoi edhe kërkesën përveç detyrës së saj funksionale që e ka që kudo që ka tubime të ruaj njerëzit në rradhë të parë sepse mund të përplaset me të tjerë, pa lëre institucionin. Dhe garda që ka një grup të posacëm për SPAK-un dhe për prokurorët që varen nga Garda por kanë atë pavarësinë e tyre, që kanë kërkuar, jo se kanë patur indicie. Nga ana priocedurale si gardë është e detyruar për çdo gjë të këtij lloji dhe për institucionet që ka përsipër nuk i është përgjigjur. Deri vonë që kam kaluar unë atje nuk shikoj këmbë polici.
Brenda, imagjio as seancat e presidentit Trump nuk kanë vazhduar kaq gjatë. Nga ana juridike duhet të ishte një seancë formale, e cila me ligj në fakt, gjykata e ka marrë vendimin e arrestimit me burg në mungesë për zotit Veliaj.
Çështja është që këto seanca bëhen njëherë, që merren gjeneralitetet dhe pastaj shikohen arsyet për shembull për familjen e të gjitha këto shqyrtohen në gjykatë, ose në rastin e ofrimit të ndonjë garancie, që më lësho me garanci me x lekë, që i ka ligji.
Kjo seancë ka shkarë në tjetër vendim dhe këtë e ka lejuar vetë gjykata. Këtë rradhë po bën presion kryeministri dhe është tjetër gjë. Mblodhi dhe grupin parlamentar paralelisht dhe bëri ato deklarata që bëri.
Ndërkohë dhe vetë brenda, me avokatët dhe vetë personalit zoti Veliaj e ka shtyrë sa më gjatë seancën dhe këta janë treguar shumë skurpuloz. Ia kanë dhënë të gjitha të drejtat themelore të njeriut në këtë rast.
Po sulmohet prokurori Dado dhe nga vetë zoti Veliaj i cili tha: "Ty të kam dhënë leje ndërtimi pastaj më ke ardhur për dy të tjera dhe nuk ti kam dhënë."
I ka thënë dhe "ik zhduku"
Këta nuk po sulmojnë Dumanin", u shpreh ndër të tjera Hoxha.
-
Grabiten mbi 100 mijë euro në banesën e një ish-mjekeje në Shkodër
12 Shkurt, 21:48 -

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128