
Vota e diasporës/ KQZ pritet të vendosë për kompaninë që do të kryejë transportin e fletëve, ja sa mund të kushtojë dërgesa për çdo zarf

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të vendosë në ditët në vijim procedurën e prokurimit për zgjedhjen e kompanisë së huaj që do të dërgojë fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Mësohet se janë 245.808 zgjedhës që janë regjistruar në PER dhe janë pjesë e listës së votuesve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Fletët e votimit do të dërgohen në 85 shtete të botës.
Fondi i përcaktuar për transportin e fletëve të votimit është 10 milionë euro pa TVSH.
Sipas një llogaritjeje i bie që transporti për dërgimin dhe kthimin e çdo zarfi do të jetë 40 euro.
Rregullat si do të bëhet dërgesa:
Në momentin që postieri mbërrin në banesë, do të trokasë fizikisht në shtëpinë e zgjedhësit dhe duhet ta dorëzojnë zarfin në dorë. Zgjedhës duhet të firmosë.
Nëse nuk e gjen në shtëpi, duhet të shkojë edhe dy herë të tjera. Nëse as në herën 2e tertë zgjedhësi nuk gjendet, zarfi me fletën e votimit do të kthehet mbrapsht në KQZ.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128