"Votimi i hapur", Açka e prerë për Kodin Zgjedhor: Të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve

26 Korrik 2024, 13:46 / POLITIKË ALFA PRESS

"Votimi i hapur", Açka e prerë për Kodin Zgjedhor:

Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Açka u shpreh se votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhej i hapur. Açka tha se shqiptarët duhet të shikojnë se kush do të votojë pro dhe kundër propozimeve.

Deputetja tha se me ndryshimet e dakordësuara po shiten interesat e shqiptarëve dhe populli duhet ta shikojë këtë.

Votimi i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve”, tha deputetja.

Açka ka shprehur kundërshtimin e saj për mënyrën se si janë realizuar ndryshimet, ndërsa më parë ishte propozuar një hapje e listave të kandidatëve 100%, nga 2/3 që është dakordësuar mes PD dhe PS, kërkohej votim dhe numërim elektronik, vota e diasporës etj.

Më herët u propozua nga deputeti Asllan Dogjani që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhet i fshehtë. Dogjani pretendoi se shumë deputetë socialistë janë kundër ndryshimeve, por nuk flasin publikisht.

 

Po ndodh...