Protesta nuk ndalet/ Dita e 81-të kundër Kastës politike, protestuesit i drejtohen Parlamentit Europian
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 81-të.
Gjatë tubimit, një prej protestuesve bëri të ditur se grupi koordinues i protestës, së bashku me qytetarë të tjerë, u ka dërguar një kërkesë disa institucioneve europiane dhe organizmave ndërkombëtarë.
Sipas tij, letra synon të sjellë monitorim ndërkombëtar të protestave dhe mënyrës se si autoritetet po reagojnë ndaj tyre, veçanërisht lidhur me pretendimet për përdorim force dhe ndalime të protestuesve.
“Sot dua ta fillojmë me një deklaratë që grupi i koordinimit dhe protestues të tjerë ia ka dërguar disa institucioneve ndërkombëtare, Parlamentit Europian dhe organeve të tjera”, deklaroi ai.
Protestuesi tha se përmes kësaj nisme kërkohet që zhvillimet në shesh të ndiqen nga afër nga institucionet ndërkombëtare, pasi kjo do të shërbejë për të shmangur “dhunën policore, arrestimet arbitrare dhe forma të tjera presioni”.
Pavarësisht protestës së zgjatur, qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë mobilizimin, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128