Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar
29 Dhjetor 2023, 07:16 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 pako peta
120 gr gjalpë
250 gr fistikë
500 ml qumësht i kondesuar
Përgatitja:
Marrim petat dhe i presim në mes në varësi të taves. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë fundin e tavës. Grijmë fistikët, një pjesë imët dhe një pjesë më trashë. Shtrojmë 8 petat e para dhe bëjmë një shtresë me fistikë. Më pas shtrojmë dhe 8 petët e dyta dhe përsëri një shtresë me fistikë.
Përfundojmë me shtresën e fundit të petave. Presim bakllavanë, e lyejmë me gjalpë sipërfaqen lart dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
Pasi të piqet, siç është e nxehtë i hedhim qumështin e kondensuar.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128