Mish viçi me kos dhe piper të kuq

1 Shkurt 2025, 08:19 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Mish viçi me kos dhe piper të kuq

Një kombinim perfekt për shijen dhe shëndetin gjithashtu.

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe fantastike për t’u shijuar e shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura etj.

Alfapress.al ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së kësaj recetë në shtëpi, një mënyrë fantastike për ta shijuar në tryezë bashkë me familjen.

2 thelpinj hudhra

Si fillim, Alfapress.al ju udhëzon të prisni mishin e freskët të viçit në copëza të vogla.

Marinojeni mishin me kripë dhe pak piper të zi dhe lëreni të pushojë për pak minuta.

Më pas, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty pak gjalpë dhe pak vaj ulliri.

Shtoni copëzat e mishit të viçit dhe skuqini mirë nga të dyja anët derisa mishi të jetë gati.

Më pas, largojeni mishin nga tigani dhe lëreni mënjanë.

Tiganin lëreni në zjarr dhe shtoni aty sërish pak vaj ulliri dhe gjalpë derisa gjalpi të tretet plotësisht, shtoni aty një lugë çaji e pak piper të kuq, përzjeheni dhe largojeni nga zjarri.

Rrihni kosin në një enë me pak kripë dhe shtoni brenda thelpinjtë e hudhrës të cilat më parë duhet t’i keni shtypur.

Kosin vendoseni në një pjatancë, mbi kosin vendosni copat e mishit të viçit që keni skuqur dhe sipër spërkateni me vajin e ullirit, gjalpin dhe piperin e kuq që përgatitiët në tigan dhe receta është gati.

Ky gatim mund të serviret në një pjatancë të madhe por edhe në pjata më të vogla duke ndarë masën sipas racioneve të dëshiruara dhe duke ndjekur të njëjtin proces si më sipër.

Receta shoqërohet në mënyrë ideale me sallata të freskëta të stinës, pilaf ose edhe perime të pjekura në furrë apo patate të pjekura gjithashtu./Alfapress.al

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128