Musaka vere me perime

11 Maj 2024, 08:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Musaka vere me perime

Musaka me kungulleshka

Përbërësit:

1 kg kungulleshka
2 qepë
2 speca
300 gr mish i grirë
2 karota
2 domate
1 gotë ajkë
100 gr djathë kaçkavall
1 gjethe dafine
2 kokrra vezë
Vaj ulliri
Pak miell
Kripë, piper, kerri

Përgatitja:

Kungulleshkat pasi i kemi larë, u heqim cipën duke i gërryer me thikë, i presim në rrathë, i kriposim, i kalojmë në miell dhe i skuqim lehtë në yndyrë të nxehtë. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specat, karotat në rende, mishin e grirë, kripën, piperin, kerrin dhe domatet e qëruara e të prera imët. I kaurdisim të gjithë përbërësit bashkë për pak minuta. Në një tavë të lyer me pak gjalpë radhisim kungulleshkat, hedhim gjysmën e kimës, e nivelojmë mirë, vendosim një shtresë tjetër me kungujt, përsëri kimë dhe kungulleshka. Rrahim vezët me ajkën dhe e shtojmë mbi musakanë duke e spërkatur në fund të gjithë sipërfaqen me pak gjalpë dhe djathë të grirë kaçkavall. E vendosim të piqet në furre të parangrohur në temperaturë mesatare për rreth 30 minuta.

 

Po ndodh...

ide