Rinia shqiptare ngrihet në protestë dhe i kërkon dorëheqjen! Reagon Rama, gjen fajtorin: Duar të huaja në këtë revoltë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve, duke u shprehur se ka përfshirje të faktorëve të jashtëm, në atë që e cilësoi si një revoltë, që po largohet nga qëllimi fillestar.
Gjatë një deklarate nga një objekt i dëmtuar nga zjarri, Rama u shpreh se ngjarjet e fundit nuk përfaqësojnë shqetësimet dhe kërkesat e studentëve. Ai akuzoi opozitën se po nxit dhunën dhe po përpiqet të pengojë përparimin e vendit.
Kreu i qeverisë ngriti gjithashtu pretendimin se pas zhvillimeve qëndrojnë edhe forca të huaja që, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë të qetë dhe në rrugën drejt integrimit evropian.
Megjithatë, Rama pranoi se studentët dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë.
Ai theksoi se qeveria nuk do të tërhiqet përballë dhunës, duke bërë thirrje që shqetësimet të trajtohen pa cenuar rendin dhe sigurinë publike.
Kryeministri Edi Rama: Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë. Kjo nuk ka lidhje me studentët, nuk është më studentore. Pengmarrja e qytetit me maska, nuk ka të bëjë më hallet, me problemet me aspiratat e gjithkujt që do një jetë më të mirë. Është po ajo dorë, që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë jo një herë dhe që është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre, ku urretja më e verbër janë e vetmja dritë arsye. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës qytetin nuk janë studente.
Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarin dhe të qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë për axhenden e tjetër kujt. Dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë, dhe e dimë se e kujt është sot mbështet edhe nga duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë, për të qenë bashkë me popujt e tjerë. A ju duket rastësi që sapo Shqipëri afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. Kjo që po ndodh është një test i karakterit tonë, është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengesë artificiale.
Po, studentët, sipërmarrësit, njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Problemet duhen adresuar, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë dhe të bëjmë më mirë. Mos e harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu. Këtë nuk e ka sjellë as koha, as rrethana, por një punë këmbëngulëse. Kush thotë që të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi gabon, sepse kjo do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
