Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë

15 November 2026, 13:54 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS
Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për

Duhanpirja lidhet me rritjen e rrezikut për demencë, sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën vaskulare. Studiuesit Australian kanë gjetur fakte se sa më shumë cigare të konsumohen në ditë, aq më i lartë bëhet rreziku.

Ekspertët thonë se duhanpirësit kanë 31% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë, krahasuar me personat që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Rreziku është 40% më i lartë për sëmundjen e Alzheimerit dhe 52% për demencën vaskulare.

Mundësia për të zhvilluar këto sëmundje rritet në bazë të sasisë së cigareve të konsumuara. Të dhënat e studimit tregojnë se personat që pinë 10 cigare në ditë kanë 16% më shumë rrezik për demencë, ndërsa te ata që konsumojnë 20 cigare në ditë, rreziku arrin në 34%.

Nisur nga këto të dhëna studiuesit theksojnë nevojën për t’i kushtuar më shumë vëmendje ndikimit të duhanit në shëndetin e trurit, krahas dëmeve të njohura në zemër, mushkëri dhe rrezikut për kancer.

Ekspertët e duhanit, apelojnë që të vihet theksi tek reduktimi I dëmit, duke I orientuar duhanpirësit drejt lënies së duhanit e në pamundësi në kalimin e alternativave të reja pa djegie dhe më pak të dëmshme

Studiuesit rekomandojnë zgjerimin e fushatave kundër duhanit, duke përfshirë edhe paralajmërimet për ndikimin e tij në funksionet e trurit dhe aftësitë njohëse. Ata sugjerojnë gjithashtu që këto informacione të vendosen në paketat e cigareve dhe të përfshihen në programet për ndërprerjen e duhanpirjes.

Po ndodh...