Vuçiç ankohet për Kurtin: Studentët serbë hyjnë në Kosovë, mua më ndalohet!

15 November 2026, 13:24 / KOSOVA ALFA PRESS
Vuçiç ankohet për Kurtin: Studentët serbë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime.

Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, Vuçiç ka vënë në pah atë që ai e cilëson si trajtim të ndryshëm ndaj tyre, krahasuar me atë që, sipas tij, i bëhet atij dhe anëtarëve të familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiç për “Nacionalni Magazin”, shkruan KosovaPress.

Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, në një komunikatë, ishte theksuar se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.

“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet të mendojnë përse përfaqësuesve të Listës Studentore u është mundësuar hyrja në Kosovë, si dhe përse Nenad Rashiçi i lavdëron aq shumë.

Po ndodh...