"I zhveshur" nga fama, Ed Sheeran pengohet nga policia indiane për të performuar në rrugë

10 Shkurt 2025, 11:59 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"I zhveshur" nga fama, Ed Sheeran pengohet nga policia indiane

Autoritetet indiane i kanë prishur planet e yllit britanik të popit Ed Sheeran, i cili kishte planifkuar të dhuronte një shfaqje në rrugët e Bengaluru.

Nga frika se fansat mund ta ndiqnin nga pas autobusin nga ku ai do të performnte çka do të krijote edhe kaos në asket rrugore, atij iu ndalua udhëtimi me argumentin se nuk kishte lejet e nevojshme.

Madje një oficer policie lokal u filmua duke shkëputur mikrofonin e Sheeran, video e cila është bërë virale.

Sheeran këmbënguli në Instagram se gjithçka ishte komfort rregullave dhe nuk kishte bërë asgjë pa dokmentacionin apo lejen përkatëse.

Incidenti ndodhi pak përpara koncertit të tij.

Sheeran është në Indi për të dytin vit radhazi në një turne 15-ditor.

Në shfaqjen e tij në Bengaluru, Sheeran befasoi fansat duke kënduar dy këngë lokale hit në gjuhën telugu me këngëtaren Shilpa Rao në skenë.

Ndërsa ishte në Indi, ai gjithashtu ka bashkëpunuar me muzikanten Megha Raëoot duke përdorur një version të këngës së tij Shape of You, që është një hit global.

Kërkesa për koncerte të muzikës live është rritur në Indi, me turneun më të madh të Sheeran-it në vend, pas performancës së fundit të Dua Lipës në Mumbai dhe turneut të Coldplay në shumë qytete.