
Napoli nuk “shkëlqen” më, Conte: Klubi nuk më ka vënë objektiv titullin

Napoli i Antonio Contes nuk shkëlqen më, për mos të thënë që në aspektin e lojës në dy ndeshjet e fundit ndaj Romës 1 javë më parë dhe të dielën në mbrëmje ndaj Udineses la shumë për të dëshiruar.
Është e vërtetë se napoletanët vijojnë kryesojnë tabelën e renditjes në Serie A, pavarësisht se si do të përfundojë sfida që do të ul siparin e javës së 24, mes Interit e Fiorentinës, megjithatë skuadra e Contes u duk shumë larg konidicionit fizik të ndeshjeve të shkuara.
Një skuadër pa energji e pa ide, që nuk të linte për të shpresuar se mund të fitonte sfidën ndaj Udineses. Miqtë friulanë e nisën më mirë takimin, aty ku ishin më të rrezikshëm tek porta e Meret.
Megjithatë do të vinte minuta e 37 kur pas një harkimi nga këndi të Politanos, me kokë mesfushori skocez Mc Tominay do të realizonte, me lojtarët e Udineses që protestuan për një faull të Lukakut ndaj portierit Sava. Megjithatë vendasit nuk do të kishin as kohë për të festuar avantazhin, pasi vetëm pas 3 minutash Udinese do të gjente barazimin. Një goditje kros nga e djathta e Ekkelenkamp do të befasonte Meret.
Që Conte ishte i pakënaqur nga lojtarët e tij më të mirë, kjo u vërtetua në mesin e pjesës së dytë, aty ku ai largoi Lukakun, Politanon dhe Anguissa, por as futja në lojë e Ngonge, Simeones, Raspadorit apo edhe debutimi i Okafor nuk ndryshuan asgjë, me Napolin që ndalet në barazimin e dytë radhazi në kampionat.
Jo i qetë ishte pas ndeshjes Antonio Conte teksa u mundua ta ç’dramatizonte situatën, duke theskuar se klubi i ka kërkuar të marrin pjesë në Champions sezonin e ardhshëm dhe jo të fitojnë domosdomërisht kampionatin:
“ Meritonim sigurisht më shumë, nuk konkretizuam mundësitë që patëm. Rast i humbur për t’iu shkëputur Interit? Jo shans i humbur sa i takon pikëve që na duhen për të shkuar në Evropë. Kam folur me klubin në nisje të sezonit, ky ka qenë objektivi që ata më kanë kërkuar këtë vit”.
“Frenon Napoli, tjetër barazim i Contes, Inter mund të afrohet në -1”, shkruan ditën e sotme e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.
-
Rrahmani: Nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit
10 Shkurt, 11:11

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128