Ish- bashkëshortja "gjunjëzon" Tottin, kërkon në gjykatë shuma të majme

1 Tetor 2022, 14:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ish- bashkëshortja "gjunjëzon" Tottin, kërkon në

Edhe pse dukej si historia e ëndrrave, duket se ndasitë mes Ilary Blasit dhe Francesco Tottit janë tejet të mëdha.

Blasi ka nisur me kërkesat ekonomike ndaj ish-bashkëshortit dhe pretendon 20.000 euro në muaj për veten, ndërsa pret që Totti të firmosë edhe një çek prej 17.500 eurosh për mirëmbajtjen e fëmijëve.

Një kërkesë e cila është refuzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Tottit teksa ky i fundit nuk ofron më shumë se 7.000 euro në muaj për fëmijët e tij.

Sipas mediave të huaja, duket se situata është e acaruar dhe Ilary e Totti vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhëtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.

 

 

Po ndodh...