Arbër Hajdarit i vjen në ndihmë vjehrri milioner për dasmën. Ja artistët që do performojnë

Çifti Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një festë që do të mbahet pranë Elbasanit këtë fundjavë.
Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e artistëve që do të interpretojnë në festën e tyre. Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Valbona Mema, Gena janë vetëm disa nga artistët që do të marrin pjesë në festën e tyre.
Në dasmën e çiftit do jetë një numër të lartë të ftuarish. Si rrjedhojë angazhimet e dyshes këtë periudhë janë shtuar së tepërmi. Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë në rrugët e Tiranës, ku veç dyshes, me ta është edhe babai i Vlerës, biznesmeni kosovar, Blerim Devolli.
Ashtu si shihet në foto janë edhe disa persona të tjerë. Nuk dihet nëse janë shoqëruesit e tyre apo miq e bashkëpunëtorë të afërt.
Me gjasa edhe vjehrri i Arbrit i është bashkëngjitur çiftit për detajet e fundit të dasmës, duke kaluar tashmë më shumë kohë në Tiranë për të qenë pranë së bijës në këto ditë emocionuese.
Arbri si një xhentil i vërtetë e shoqëron bashkëshorten e ardhshme deri te makina, ku pasi i hap derën e lë të largohet me shoferin e familjes. Arbër Hajdari nuk ka hezituar të flasë për jetën e tij private dhe për historinë e dashurisë me Vlera Devollin.
Hajdari ka treguar se si janë njohur për herë të parë, diskutimet për jetesën mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe mbështetjes që Vlera i dha për tu bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’.
“Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion.
As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh. Kemi pasur diskutime dhe kemi rënë dakord që Tirana është më e mirë për mua, për Vlerën dhe familjet tona.
Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi sepse totalisht i angazhuar në ato punët e mia dhe unë që mendoja po të gjej një njeri tani do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Pra, mendoj që jemi një çift i mirë.
Vlera është një vajzë shumë e fortë dhe këtë e përcjell dhe përmes sjelljes së saj. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë punëtore. Ka një problem si unë që është e drejtpërdrejtë. Edhe nëse nuk është në interesat e saj, atë që ka për të thënë e thotë. U bë kohë që nuk kemi debate. Diskutimet i kemi më shumë prej punës time”, shprehej Arbri për të fejuarën e tij.
Vetëm një vit më parë, çifti u fejuan zyrtarisht në një ceremoni gjigante që u mbajt në Pallatin e Brigadave, në Tiranë. Të shumtë ishin VIP-at shqiptarë e kosovarë që morën pjesë në këtë ceremoni, që u shndërrua në një mbrëmje gala.
Ndaj tashmë që pritet të mbahet dasma e çiftit të famshëm, me gjasa lista e të ftuarve dhe ceremonia do të jetë edhe më e veçantë e me më shumë emra të njohur.
Menjëherë pas martesës, Vlera do të nisë jetën e saj si nuse në Tiranë, ku dhe do të vijojë të jetë e angazhuar në ndihmë të bashkëshortit të saj.
Nga ana tjetër, ajo do të vijojë të ketë një lidhje të ngushtë me Kosovën, ku veç familjes ka edhe bizneset e shumta.
-
Video/ Blero publikon këngën më të re "Shtatori"
1 Tetor, 11:28 -
Zbardhen detaje mbi vdekjen e reperit të famshëm, Coolio
1 Tetor, 09:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


