Torturat e Feros për vajzën: S’më lejojnë ta takoj

13 Dhjetor 2024, 23:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Torturat e Feros për vajzën: S’më lejojnë ta takoj

Ish-reperi i njohur, Fero Fera, ka qenë I ftuari I puntatës së mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”.

Ai u shpreh se vendimi I Gjykatës thotë se vajzën mund ta takoj 4 herë në muaj. Por edhe pse me vendim Gjykate, Fero u shpreh se nuk e ka takuar Ninën.

Ester Bylyku: Kur ka qenë hera e fundit që ke folur në telefon me Ninën?

Fero Fera: Nuk e mbaj mend as kur e kam pare herën e fundit e as kur kam komunikuar në telefon herën e fundit. Unë tregova edhe më herët, këta kanë dashur të lënë atë vendim ku unë të shoh vajzën time 4 herë në muaj, dhe ato ditë unë nuk e kam parw. Sot është e shtunë, dje e kam pasur të shikoj vajzën dhe nuk e kam parw. Para këtij takimi e kam pasur me 15 nëntor për ta pare vajzën. Kam shkuar aty në orën 3, bëj atë tentativën time për të marr vajzën siç e ka caktuar Gjykata. Kur kam shkuar, më ka thënë ajo vajza, Nailja, me të cilën I kemi sqaruar disa gjëra me të. I kërkoj ndjeksë që kam dal dhe I kam thënë… Po ajo më tha mua që vajza është në makinë dhe nuk do të të shikoj. Dola jashtë dhe nuk kishte as makinë asgjë.

Ester Bylyku: Pse e bëri këtë gjë?

Fero Fera: Unë kur u sqarova më tha: “Kështu më ka thënë drejtori se drejtori ka fol me avokatin e saj”.