7 Marsi/ Artan Fuga kritika të forta mësuesve: Mos plaçkitni familjet, kthejuani dhuratat nxënësve!

7 Mars 2023, 12:46 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

7 Marsi/ Artan Fuga kritika të forta mësuesve: Mos plaçkitni

Akademiku Artan Fuga duke iu bashkuar urimeve për rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, nuk i kursen dhe kritikat dhe sugjerimet për këtë ditë feste. Në një mesazh në ‘Facebook’ Fuga iu bën thirrje mësuesve që të mos pranojnë dhurata nga nxënësit, por t’i kthejnë ato.

“Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkitni familjet!”, shkruan Fuga.

MESAZHI I FUGËS
E them çdo 7 mars,
Mesues sidomos mesuese, urime per festen e shkolles. Nuk eshte festa vetem e mesuesit, por edhe e nxenesve, prinderve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me embelsi, mos shkaterroni jo vetem nderin tuaj profesional, por edhe figuren e mesuesit.
Bejuni dhurata nxenesve sot, mos merrni, mos plackisni familjet!
Ne asnje vend te qyteteruar mesuesi nuk rremben gjoja dhurata nga nxenesit, buzekuqe, brreke, ore te shtrenjta a te lira, kepuce, telefona, leke ne dore, sepse ky eshte degradim moral i shoqerise dhe i shkolles.

Nxenesit ju a japin, por nuk ka te beje me rolin e ndritur te mesuesit, kur rriten a shkojne ne stade te tjera e kujtojne kete xhest me neveri!
Eshte nje vjedhje, hajduteri, e fshehur gjoja pas respektit!
Po kur ka ca qe nuk e meritojne fare emrin e madh te mesuesit qe thone: Epo lodhemi, ju japim dije, pagat i kemi te vogla, eshte rasti te n’a shperblejne pak familjet per punen qe bejme! U ngjajne hajduteve qe vjedhin per te rritur rrogen!!!
Rrisin pagat e vogla me ane te rrjepjes te familjeve qe kane edhe me pak te ardhura se ata.
Pranoni vetem nje urim, nje gjethe peme, nje shtrengim duarsh, nje kenge, nje fjale, por mos hyni ne moralin sundues te nje plackitjeje masive, te ndyre, te bekuar edhe nga institucionet, sepse torbat dhe qeset qe keni ne duar sot jane grushte qe u jepni edukates!
Une sot botoj cdo foto ku paraqitjen mesues me torbat e qese dhuratash te ndyra!
M’i dergoni!
Faleminderit!

 

Po ndodh...