Anglia “blindon” trajnerin Tuhel: Tani dua Kupën e Botës

Pasi i udhëhoqi “Tre Luanët” pa humbje, në rrigëtimin drejt një kualifikimi rekord për Kupën e Botës 2026 – turne që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Thomas Tuhel ka rënë dakord të qëndrojë si trajner kryesor i Anglisë edhe për dy vjet të tjera.
Përfaqësuesja britanike nuk pësoi asnjë gol në atë edicion të suksesshëm të eliminatoreve të Boterorit, duke shënuar 20 gola. Dhe jo më kot, tani është renditur në pesëshen e Kombëtareve më të mira në botë.
NJOFTIMI – Rezultatet e mira dhe loja bindëse kanë bindur drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit, për të arritur një marrëveshje rinovimin me trajnerin gjerman. Një deklaratë zyrtare e Federatës Angleze konfirmoi si më poshtë: “Thomas Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr ekipin e Anglisë drejt “UEFA EURO 2028” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Natyrisht që një pjesë mbështetëse e Tuhelit në stafin teknik janë edhe emra si Antoni Berri, Henrike Hilario, Niko Majer, spo dhe Xhejms Melburn, të cilët gjithashtu kanë nënshkruar kontrata të reja deri në verën e vitit 2028. Atëherë kur do të mbyllet edhe Aventura e Europianit.
ENTUZIASMI – “Jam shumë i lumtur, krenar që zgjas kohën time me Anglinë. Nuk është sekret për askënd që kam dashur çdo minutë deri më tani të punës me lojtarët dhe trajnerët e mi – dhe mezi pres t’i udhëheq ata në Kupën e Botës”, deklaroi Tuchel pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ky lajm vjen pak muaj para stërtit të Kampionatit Botëror, teksa natyrisht që tifozët tashmë shpresojnë që nën drejtimin e teknikut gjerman, Anglia të rikthehet fuqishëm në garën për trofeun e madh botëror. Atë që konkretisht e ndjekin prej vitit të largët 1966, kur e fituan Kupën e Botës për herë të fundit.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128