Ballkani zyrtarizon Orges Shehin si trajnerin e ri të klubit

6 Dhjetor 2024, 16:19 / SPORT ALFA PRESS

Ballkani zyrtarizon Orges Shehin si trajnerin e ri të klubit

Orges Shehi është prezantuar nga Ballkani. Klubi nga Suhareka e ka zyrtarizuar trajnerin durrsak tashmë, që provon për herë të parë një eksperiencë në Kosovë.

Ballkani ishte pa trajner, që pas largimit të Artim Pollozhanit. Eleminimi nga Kupa e Kosovës bëri që ky i fundit të jepte dorëheqjen.

Ndërkohë Shehi ulet sërish në stolin e një klubi kampion në fuqi, pikërisht në muajin dhjetor. Vitin e kaluar bënte të njëjtën gjë te Partizani.

“Mirësevjen Orges Shehi! Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës. I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!”

 

Po ndodh...