Brdaric i zhgënjyer: Gabuam të gjithë, shumë gjëra nuk funksionuan

15 Mars 2025, 21:43 / SPORT ALFA PRESS
Brdaric i zhgënjyer: Gabuam të gjithë, shumë gjëra nuk

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes 1-2 ndaj Skënderbeut.

Urime Skënderbeut për fitoren. Shumë lojtarë nuk kanë funksionuar sot, duhet të marrim diçka pozitive sot. Pas një ecurie pa humbje, humbëm sot. Jemi të frustruar, humbëm, dhe kur pretendon të fitosh, gjë që nuk funksionoi. I dhamë mundësi Skënderbeut në kundërsulm. Humbëm dhe jemi të zhgënjyer.

Ne kemi opsionin që të bëjmë presing lart dhe të marrim rrezik, por duhet të jesh i vëmendshëm. Ka pasur rast që ishim të përgjumur dhe jo agresiv sa duhet për të fituar këto duele. Duhet të bëjmë më mirë, të jemi më kompakt. Një mungesë si e Deliut. Kemi skuadër të fortë, në pjesë të dytë u munduam të ndryshojmë diçka. Pas një standarde ishim të hapur, duhet të jemi më të kujdesshëm, prandaj të vjen keq.

Është humbje që vret, nuk mund të them që gjithçka keq sot. Duhet ta mbyllim sa më shpejt, të mësojmë. Kemi pak kohë të mendojmë, si do jetë mënyra e lojës për ndeshjen e radhës. Ndodh në futboll, të vret, por duhet të mësojmë sa më shumë nga kjo humbje.

Jemi të vendosur kur u japim lojtarëve mundësi për të luajtur. Janë vendime që marrim gjatë situate. Marrin vendime në këto situate. Në shumë raste marrin vendime sa më të mira në fushë, sot janë disa momente në fushë, kishte distanca më të mëdha mes mbrojtjes dhe sulmit. I dhamë mundësinë Skënderbeut të shkojë në sulm. Duhet të kuptojmë se duhet të mbrojmë të gjithë bashkë. Është e thjesht të thuash të gjithë bënë gabim”,- tha ai.