
Fitorja e shtatë radhazi në Serinë A, Roma zhyt në krizë të thellë Leçen e Ramadanit dhe Berishës

29 Mars 2025, 23:45 / SPORT

Roma e Klaudio Ranierit po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë A, teksa regjistroi triumfin e shtatë radhazi, duke mposhtur Leçen me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 30-të.
Goli i sulmuesit ukrainas Dovbik i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës kryeqytetase, që e shikon veten në vendin e gjashtë në kuotën e 52 pikëve, 4 më pak se Bolonja e vendit të katërt.
Ndërkohë në krahun tjetër, Leçe e Ramadanit dhe Berishës, është zhytur në krizë të thellë, me 5 humbje radhazi, dhe vetëm 2 pikë diferencë nga Empoli i vendit të 18-të.
Ramadani e nisi ndeshjen si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 84-t, ndërkohë që Medon Berisha, u hodh në fushë në minutën e 72-të, duke shënjestruar një herë kuadratin.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128