
“Flas me Vengerin, kur kam probleme”, trajneri Silvinjo: Ja çfarë u thashë djemve në pushimin e ndeshjes

Kombëtarja u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në stadiumin “Wembley”. Një rezultat i pastër për “Tre Luanët”, ndërsa loja e Shqipërisë pati ndryshime në pjesën e dytë.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Silvinjo zbuloi se i motivoi kuqezinjtë për barazimin.
“Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që kemi mundësi të barazojmë. Provuam edhe Brojën që bëri shumë mirë në atë pjesë.
Broja ka që në 4 janar që nuk luan dhe prej 10 ditësh ishte në pankinë me Evertonin. Nuk ishte i gatshëm fizikisht për 90 minuta me ne, por ai na ndihmon qoftë 40 apo 45 minuta”, u shpreh braziliani i Kombëtares shqiptare.
Trajneri Silvinjo më pas, i pyetur nga gazetarët anglezë, tregoi se komunikon me Arsen Venger në raste të veçanta.
“E kam takuar gjatë Europianit dhe gjatë shortit të Botërorit. Kur kam ndonjëherë probleme, mund t’i marr ndonjë këshillë. Sigurisht që nuk flas çdo ditë, por kam mundësi të komunikoj me të”, tha Silvinjo për ish-trajnerin e tij tek Arsenali.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128