Formacionet zyrtare/ Spanjë-Itali, ja si rreshtohen rivalët e Shqipërisë

20 Qershor 2024, 20:35 / SPORT ALFA PRESS

Formacionet zyrtare/ Spanjë-Itali, ja si rreshtohen rivalët e
Grupi B i Euro 2024 ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të shohë sot të luhet ndeshja mes dy skuadrave që pritet të luftojnë për vendin e parë, Spanjës dhe Italisë.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente ka zgjedhur në portë Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Cucurella e Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand.

Mesfusha i është besuar treshes Rodri-Perdi-Fabian Ruiz, ndërsa sulmit potent përbëhet nga Nico Ëilliams, Alvaro Morata e Lamine Yamal.

Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalletti, në portë ka zgjedhur Donnaruman.

Para tij në mbrojtjen me katër janë Di Lorenzo, Bastoni, Clafiori e Dimarco.  Në vijën e fundit të mesfushës pozicionohen Barella e Jorginho, ndërsa Frattesi, Pellegrini e Chiesa vendosen pa “bomberit” të vetëm të ekipit, Gianluca Scamacca.

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet zyrtare/ Spanjë-Itali, ja si rreshtohen rivalët e
Të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para, përkatësisht 3-0 ndaj Kroacisë dhe 2-1 ndaj Italisë, teksa kërkojnë fitoren në këtë duel, pasi do t’u siguronte matematikisht vendin e parë në grup sido që të shkonte ndeshja e fundit.

 

Po ndodh...

ide