Formula 1/ Dita e fundit e testeve në Bahrein, Antonelli më i shpejti, problem teknik për Hamilton

Dita e tretë dhe e fundit e testeve të Formula 1 në Bahrein i rikthen buzëqeshjen Mercedesit pas problemeve që pati një ditë më pare. Shigjetar e argjendta në fakt pushtuan dy vendet e para në këto prova me Andrea Kimi Antonellin që shënoi kohën më të shpejtë duke e përshkuar pistën për 1 minutë, 33 sekonda e 669 të mijtat, ndërsa Russell në vendin e dytë me 249 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.
Ferrari shfaqi problemin e parë të vogël të tij pas 3 ditëve të shkëlqyera. Të gjithë pilotët e motorizuar nga Maranello u shfaqën të kënaqur me punën e kryer dhe besueshmërinë e njëvendëshes dhe komponentet me të cilët ishin furnizuar, por Leëis Hamilton u ndal pikërisht në çastet e fundit të testeve pas një simulimi të gjatë gare me 54 xhiro.
Përgjigjja e parë mund të lidhet me një problem të karburantit, me ndonjë gabim në llogari në afat të gjatë, por me siguri që në Maranello janë ndezur sirenat e alarmit. Në 138 xhirot e zhvilluara gjatë kësaj dite Hamilton regjistroi kohërn e tretë më të mirë me 540 të mijtat më shumë se Antonello.
Menjëherë pas 7 herë kampionit të botës u pozicionua Oscar Piastri me McLaren në vendin e katërt, i ndjekur nga Max Verstappen që e mbylli këtë ditë testesh në vendin e pestë. Dhjetëshen e pilotëve më të shpejtë në ditën e fundit të testeve e plotësojnë Hadjar, Ocon, Colapinto, Bearman dhe Hulkenberg.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128