Goditje për Francën në prag të “Euro 2024”, sulmuesi dëmtohet rëndë në stërvitje

20 Maj 2024, 19:10 / SPORT ALFA PRESS

Goditje për Francën në prag të “Euro 2024”,
Telashe në horizont për yllin e Francës, Kingsley Coman.

Futbollisti i Bayern Munich ka qenë në luftë me kohën për t’u bërë gati për “Euro 2024”, për shkak të një dëmtimi që pësoi rreth katër muaj më parë.

Por tani plani i tij mund të dështojë plotësisht, pasi ai ka pësuar sot një tjetër dëmtim. Futbollisti po riaftësohet në ambientet e klubit të Bayernit në pritje të fillimit të grumbullimit të Francës.

Por sot, gjatë seancës me përgatitësin atletik, ai ndrydhi keq gjurin dhe u rrëzua në tokë.

“Ulërimat e tij nga dhimbja ishin shumë të larta, u dëgjuan kudo në ambientet stërvitore”, shkruan “Bild” që ka postuar edhe fotot e momentit kur Koman ishte në tokë duke mbajtur gjurin.

Një nga mjekët e skuadrës shkoi menjëherë ta shihte dhe më pas lojtari u largua nga fusha stërvitore duke çaluar, por në dukje i dëshpëruar.

Tani mbetet të shihet nëse Koman do të jetë në gjendje t’i bashkohet apo jo Francës.

Por ndërkohë, Didier Deshamp i ka paraprirë çdo situate duke lajmëruar Xhordan Veretu që të jetë në gatishmëri për të marrë vendin e anësorit të Bayernit.

 

Po ndodh...

ide