Incident i rëndë/ Policia serbe dhunon futbollistët shqiptarë

7 Prill 2025, 10:44 / SPORT ALFA PRESS
Incident i rëndë/ Policia serbe dhunon futbollistët

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në ndeshjen mes KF Tërnocit dhe Mlladost.

Policia serbe është futur në fushë dhe kanë goditur lojtarin shqiptar, Veton Zeqiri.

Ashtu siç shkruan klubi shqiptar në rrjetet sociale, ata janë trajtuar në mënyrë skandaloze nga policia serbe.

Turpi dhe skenari i keq i Bosilegradit. Ja çka na ndodhi. Sot, ekipi ynë në frymën e sportit dhe Fer Plejit është paraqitur në stadiumin e Bosilegradit për të zhvilluar ndeshjen kampionale në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës me skuadrën vendëse, Mlladost. Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2:1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë.

Një pjesëtar i sigurimit në stadium, për arsye të panjohura, fton të futet policia në fushë, e cila pa lejen e delegatit nuk guxon ta shkel terrenin. Me plot egërsirë dhe mllef, njëri nga policët godet futbollistin tonë, Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve pasojnë fyerjet e ndryshme. Edhe këtu nuk ishte fundi. Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve.

Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti. Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128