Konte pas fitores kundër Milanit: Interi është si luftanije, rëndësi ka që të mos gabojmë më

31 Mars 2025, 10:20 / SPORT ALFA PRESS

Konte pas fitores kundër Milanit: Interi është si luftanije,

Kartoni i verdhë i marrë dje për protesta, do t’i kushtojë ndeshjen e radhës që Napoli i tij do të luajë të hënën e ardhshme kundër Bolonjës. Megjithatë, Antonio Konte nuk është nga ata që bën plane dhe i merr ndeshjet me radhë.

Lidhur me suksesin e djeshëm, ai deklaroi: “Fitorja sot ishte thelbësore, ndeshja tjetër do të jetë shumë e vështirë, pasi do të shkojmë në Bolonjë. Pas 8 muajsh punë, do të ishte çmenduri të mos besosh në diçka të jashtëzakonshme. Përpara nesh është një luftanije që po zhvillon një kampionat më vete. Do të jetë e rëndësishme për ne që të rikuperojmë të gjithë, sepse, nëse i rikuperojmë të gjitha, mund të themi fjalën tonë”.

Dueli me Interin bëhet akoma më interesant kur mbeten dhe tetë ndeshje për të luajtur. Konte e njeh mirë presionin e këtij momenti, por shpreson që zikaltrit të rrëshqasin edhe për shkak të një kalendari më të ngarkuar.

Fitorja e sotme na lejon të përpiqemi të qëndrojmë pranë Interit. Nuk mund të dorëzohemi tani, Interi po ecën fuqishëm dhe ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë lart për të marrë ndonjë pikë, nëse ata do të gabojnë”, përfundoi tekniku i Napolit.

Po ndodh...