
“Kroacia, ndeshja e të vërtetës”, Sylvinho optmist: Shqipëria ka rrugë përpara, luftojmë deri në fund për kualifikimin

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.
“Kroacia dhe grupi- Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën. Ky është një kompeticion është i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi. Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.
“Spanja-Kroacia/ Kroacia pati mundësi ndaj Spanjës, i hapi punë spanjollëve. Ishte një ndeshje e mirë. Spanja ka shënuar golat që iu duheshin në 29 minuta. Kroacia ka aftësi teknike dhe cilësi të lartë. Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe se sa e vështirë është Kroacia. Modric me shokë, çfarë mund të them, është gëzim më vete të luan ndaj tyre.
Italia- E kemi sulmuar Italinë, por nuk na kanë lejuar. Italia u mbrojt shumë mirë, ky kompeticion ka nivel të lartë. Jorginho dhe Barella treguan se me mënyrat e tyre mund të fitojnë Europianin, mos të harrojmë kanë fituar kampionatin italian. Duhet të rrisim nivelin tonë, ne kemi rrugë përpara, kemi bërë ndeshje të mira”-tha ai.
-
A do të luajë Hysaj? Sylvinho shuan dilemat: Lojtar me eksperiencë…
18 Qershor, 18:25

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128