
Max Allegri i tunduar nga Arabia, vjen propozimi nga klubi i Al Ahli

Max Allegri ish tekniku i Juventusit mund të bëhet tekniku i radhës që mund të shkojë për të trajnuar në Arabinë Saudite.
Italiani këtë sezon nuk po drejton asnjë skuadër, që pas prishjes së bashkëpunimit me “Zonjën e Vjetër”, ndaj mbetet në pritje të ndonjë oferte serioze.
Sipas mediave italiane, orët e fundit përflitet se Max Allegri mund të firmosë me skuadrën e Al Ahli.
Thuhet se pas takimit, tekniku nga toskana ka kërkuar më shumë kohë për t;u menduar lidhur me propozimin që i ka mbërritur nga skuadra arabe. Ndërkohë klubi I Al-Ahli pritet të shkarkojë teknikun actual Matthias Jaissle dhe të emëroj deri në fund të sezonit italianin Gabriele Cioffi.
Me përfundimin e sezonit më pas drejtuesit e skuadrës do të tentojnë sërish t’I marrin “PO-në” Allegrit.

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128