Napoli merr anësorin e Salernitanës, Samardzic pengohet sërish nga i ati

4 Janar 2024, 12:36 / SPORT ALFA PRESS

Napoli merr anësorin e Salernitanës, Samardzic pengohet sërish

Napoli ka nisur merkaton për t’i dhënë trajnerit Mazzarri futbollistët e duhur për të ushtruar futbollin e tij të preferuar, teksa Pasquale Mazzocchi është futbollisti i parë që do t’u bashkohet kampionëve në fuqi të Italisë.

De Laurentiis ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Salernitanës për të afruar anësorin për 3 milionë euro, teksa firma pritet që këtë të enjte. Ndërkohë vijojnë negociatat me Udinesen për Lazar Samardzic, por duket se sërish babai i serbit është ai që po pengon sërish transferimin.

Napoli ka arritur marrëveshjen me Udinesen për vlerën e 25 milionë eurove dhe ka ofruar 2 milionë euro pagë për Samardzic, por babai-agjent i serbit kërkon 3 milionë euro bashkë me bonuset.

Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët as për të drejtat e imazhit, megjithatë përtej të gjithave, duket se këtë herë Mladen Samardzic nuk do të bëhet pengesë për transferimit e të birit, ashtu siç u bë në verë, kur ndikoi në dështimin e kalimit te Interi.