“Ëndrra amerikane” e Armando Brojës, Çelsi e bashkon zyrtarisht me Zhoao Feliks dhe Sterling

11 Qershor 2025, 19:35 / SPORT ALFA PRESS

“Ëndrra amerikane” e Armando Brojës, Çelsi e

Armando Broja është aktualisht jashtë planeve të Çelsit. Klubi i Premier Ligë ka publikuar listën zyrtare me emrat e gatshëm për Botërorin e klubeve në Amerikë, ndërsa bie në sy se Broja nuk bën pjesë.

Bashkë me sulmuesin e Kombëtares shqiptare janë lënë jashtë edhe sulmues të tjerë si Zhoao Feliks dhe Rahem Sterling. Të tre lojtarët në fjalë ishin të huazuar gjatë sezonit.

Broja mori minuta tek Evertoni, Sterling tek Arsenali dhe Zhoao Feliks me Milanin. Enzo Mareska tregon kështu se nuk i ka në plane këto sulmues.

Për Brojën janë folur disa opsione. 23-vjeçari është monitoruar gjatë kësaj kohe nga klube italian, gjermane, skoceze dhe angleze. Gjatë karrierës së tij ka provuar disa herë huazimet, ndërsa eksperiencën e vetme jashtë e ka me Vitesh në Holandë.

 

Po ndodh...

ide