
Objektivi Champions, Coincecao “në rrezik”, gabimet nuk tolerohen më

“Jam gati të qëndroj ditë e natë në Milanello” për të siguruar vendin e 4”. Ishte kjo deklarata e teknikut portugez të Milanit Sergio Coincecao, menjëherë pas humbjes në kampionat ndaj Torinos. Një ecuri me ulje ngritje për Coincecao në eksperiencën e tij të re si trajner i “Djallit”. Pas suksesit në Superkupë në nisje të vitit, skuadra e tij zhgënjeu pas eleminimit nga Champions, por edhe në Serie A ecuria nuk është ajo që duhet. 8 pikë nga Juventusi i vendit të 4 janë vërtet shumë, por duket se ai dhe skuadra e tij do të provojnë. Vetëm kështu Coincecao mund të shpëtojë pankinën e tij dhe të rikonfirmohet sezonin e ardhshëm.
Sfida për t’u rikuperuar të enjten ndaj Bolognës dhe ajo në fundjavë ndaj Lazios në San Siro bëhen në këtë mënyrë deçizive për ekipin milanez, që nuk i lejohet më të gabojë, pasi në të kundërt sidomos duke patur në konsideratë ecurinë e Juventusit, situata do të komplikohej shumë për kuqezinjtë. Tekniku portugez ka ndërmend të ndryshojë edhe në formacion, teksa pritet të ulë në stol Rafael Leaon.
Rendimenti i tij jo i lartë ka shtyrë teknikun e “Djallit” që të mendojë të lërë jasht formacionit startues një prej liderve të ekipit, por që asnjëherë nuk ka mundur dot të jap 100% këtë sezon, duke patur shumë ulje ngritje në rendimetin e tij në fushën e blertë. Edhe shifrat flasin për një Leao që është më rezultativ kur hidhet në fushën e lojës nga stoli se sa kur nis si titullar. Koha nuk po punon në favor të kuqezinjve, të cilët duhet të rikthehen tek rezultatet pozitive, në të kundërt një sezon pa Champions, do të ishte absolutisht një sezon dështues për 7 herë kampionët e Evropës.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128